Lukaku pranon të luaj për Interin

TË FUNDIT

Belgu do të largohet nga United për 75 milionë euro

Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku ka pranuar të largohet nga ekipi i tij për të luajtur për Interin.

Mediat angleze thonë se ai ka pranuar kontratën prej 180 mijë euro në javë.

Belgu do të largohet nga United për 75 milionë euro.

Ai ka humbur vendin e tij në ekipin e parë që prej ka ardhur trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer.

26-vjeçari do të luaj për Interin sapo të dy skuadrat të pranojnë marrëveshjet mes vet./21Media