Lukaku mbetet në Inter

TË FUNDIT

Sulmuesi i kampionatit të futbollit italian Inter, Romelu Lukaku, do të mbetet në klubin e Milanos edhe sezonin e ardhshëm, publikoi sot gazeta “Gazeta delo Sport”.

Ditëve të fundit në mediume u paraqitën  informacione se Lukaku është qëllimi për transfer në fund të këtij sezoni për trajner në Mançester Siti, të Pepe Guardiola,  i cili në lojtarin e kombëtares belge sheh zëvendësim ideal për sulmuesin argjentinas Serhio Aguero.

Sipas “Gazete delo Sport”, Lukaku nuk ka për qëllim të largohet nga Interi, ndërsa ende më pak destinacioni i tij i ardhshëm të jetë kthimi në Angli prej ku si lojtar i Mançester junajted erdhi në Itali.

Gazeta shton se belgi është në marrëdhënie të shkëlqyera me trajnerin e Interit, Antonio Konte, si dhe me bashkëlojtarin në sulmin Lautaro Martinez.

Lukaku këtë sezon  ka shënuar 24 gola dhe shtatë asistime në 33 ndeshje në të gjithë konkurentët në fanellën e liderit aktual në Serinë A.