Luka Modriç golashënuesi më i vjetër në historinë e kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës

TË FUNDIT

Kapiteni i Kroacisë Luka Modriç thyen rekordin si golashënuesi më i vjetër në historinë e kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës, transmeton TV21. Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë mes Kroacisë dhe Çekisë, Modriç në minutën e 62 preku rrjetën e bardhë nga 11 metrshi, penallti e fituar nga Ante Budimir. Me këtë gol, mesfushori 39 vjeçar u rendit si shënuesi i 9-të më i vjetër në të gjitha kualifikimet botërore. Kujtojmë se ky rekord mbahet nga Keithroy Cornelius i Ishujve të SHBA-së i cili ka shënuar në moshën 43 vjeçare.