Luftë për census në Këshillin socio-ekonomik! LSM akuzon për goditje nga qeveria, VMRO-DPMNE mohon prapaskenë politike

TË FUNDIT

Amendamentet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës të propozuara nga një grup deputetësh në pushtet parashikojnë uljen e pragut të përfaqësimit për sindikatat nga 10% në 5% për anëtarësim në Këshillin Ekonomik dhe Social. Kjo hapi një front të ri midis LSM dhe qeverisë. Sindikata beson se ndryshimet janë kundër tyre dhe jo për një përfaqësim më të fortë të punëtorëve.

“LSM beson se ndryshimet e fundit në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës pa dialog social, pas një procedure të shkurtuar duke ulur përfaqësimin nga 10 në 5% vetëm për të kënaqur një sindikatë, e cila, rastësisht, beson se paga minimale për punëtorët është e mjaftueshme dhe nuk kërkon rritje të pagave të tjera, është një veprim që duhet t’i shqetësojë punëtorët”, tha Sllobodan Trendafillov, Kryetar i LSM.

“Pra, të jemi realistë, ne nuk e konsiderojmë sindikatën si diçka që shkon kundër interesave të Qeverisë dhe kjo nuk është një goditje ndaj LSM-së, kjo është një mënyrë për t’u dhënë të gjitha sindikatave mundësinë të ulen në atë tryezë dhe së bashku, përmes veprimit të unifikuar, të mbrojnë interesat e punëtorëve”, shtoi Bojan Stojanoski, VMRO-DPMNE .

LSM pohon se ndryshimet vijnë në një kohë kur vetëm ata kanë marrë konfirmim për përfaqësim prej 10%, gjë që ngre më tej dyshime rreth qëllimeve të autoriteteve. Këshilli Ekonomik dhe Social, thonë ata, nuk ka funksionuar prej muajsh dhe tani po fiton lojtarë të rinj – sipas pëlqimit të qeverisë.

“Qeveria dhe punëdhënësit fitojnë një aleat tjetër në anën e tyre në vend të asaj të punëtorëve. LSM do të detyrohet, në vend që të luftojë kundër qëndrimeve të qeverisë dhe qëndrimeve të punëdhënësve, dhe në interes të punëtorëve, të luftojë kundër një sindikate tjetër që lufton gjithashtu kundër punëtorëve”, u shpreh Sllobodan Trendafillov, Kryetar i LSM.

Nga VMRO-DPMNE me interpretim të ndrysëm të situatës, thonë se masa është dakorduar në LSM me konsensus. Qëllimi është demokratizim të përfaqësimit.

“Është e rëndësishme të theksohet se kjo është  kërkesë si nga Konfederata Europiane e Sindikatave ashtu edhe nga ajo Botërore, por edhe nga ana tjetër sepse ne besonim se në këtë mënyrë përfaqësimi sindikal do të demokratizohet. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që më shumë sindikata do të kenë të drejtën të votojnë në Këshillin Ekonomik dhe Social dhe në këtë mënyrë do të jenë në gjendje të mbrojnë kërkesat e tyre në thelb  dhe fuqishëm si para punëdhënësve ashtu edhe para qeverisë”, theksoi Bojan Stojanoski, VMRO-DPMNE.

Edhe pse u hap dilema nëse bëhet fjalë për përllogaritjen e re me LSM për shkak të kritikave të tyre ndaj pushtetit, nga VMRO-DPMNE mohojnë motive politike duke insistuar se hapi i tillë e hap derën për përfaqësim më të gjerë.

“Këtu aspak nuk bëhet fjalë për kontroll ndaj sindikatave dhe do të përsëris, nuk është përllogaritje politike, por është diçka për të cilën ata kanë dhënë pëlqim që kjo gjë të ndodhë, dhe së dyti, nëse e analizoni mirë këtë pjesë të funksionimit të Këshillit social dhe ekonomik, do të shihni se kjo mënyrë, në fakt u jep më shumë mundësi punëtorëve t’i përfaqësojnë kërkesat e tyre”, tha Bojan Stojanoski, VMRO-DPMNE.

Nga LSM porositin se nuk është rastësisht ajo që pikërisht tani, për këtë ligj u gjetën në tryezë në LSM t’i ndryshojnë rregullat e lojës.