Sinisha Naumoski nga Këshilli i Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut në ClickPlus në TV21 thotë se agresioni rus në Ukrainë nuk do të ndikojë fuqishëm në ekonominë e Maqedonisë së Veriut.
“Bankat e Maqedonisë nuk kanë asnjë lidhje direkte me bankat ruse, ky është një fakt i fuqishëm. E dyta, Ekonomia e Maqedonisë nuk është direkt e lidhur. Shkëmbimi mes ekonomisë së Maqedonisë dhe Rusisë, tregtia është diku 2 për qind. Investimet direkte të huaja në investimet totale janë 0,5 për qind dhe e treta dërgesat e devizave nga Rusia , në dërgesat e përgjithshme prej 1,2 miliardë euro, dërgesat ruse marrin pjesë diku në 0,1 për qind”, tha mes tjerash Naumoski.
