Fitoi çmimin atletja e vitit për të 12 herë në Maqedoninë e Veriut, por viti 2023 thotë se ka qenë më i vështiri në karrierën e saj. Atletja Drita Islami në Pastel në TV21 tha se këtë vit e nisi me rekord shtetëror, por që lëndimi që pati i shkaktoi shumë probleme.
“Ndoshta ishte pikërisht kjo puna e lëndimit që më motivoi edhe më shumë që të vazhdojë edhe një sezon tjetër sepse i kisha ato qëllimet e mija nëse arrij ta thyejë edh enjë herë rekordin, ta përforcoj, mendoja se do të ishte mjaftë, ndoshta do të ishte sezoni i fundit, mendoja të tërhiqem. E kam tejkaluar, normal me vështirësi, ajo lufta psikike me veten ka qenë më e vështirë se ushtrimet që i bëjmë çdo ditë, ta bindësh, ta motivosh veten, të kthehesh përsëri dhe të tejkalosh nëpër të njëjtën rrugë”, tha Islami.
