LSM: Shporta e konsumit për muajin janar, 66,413 denarë! Është rritur për 921 denarë

TË FUNDIT

Shpenzimet minimale mujore për një familje katëranëtarëshe në muajin janar kanë arritur në 66.413 denarë dhe janë rritur për 921 denarë krahasuar me muajin dhjetor, tregojnë të dhënat e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, përcjell TV21. Nëse familja katëranëtarëshe jeton në një banesë me qira prej 60 metrash katrorë, shpenzimet minimale arrijnë në 81.788 denarë.

Sipas LSM-së, nga shpenzimet minimale mujore totale, 24.211 denarë nevojiten për ushqim dhe pije, ndërsa për mbulimin e shpenzimeve minimale komunale nevojiten 6.338 denarë.

Për shkak të rritjes së kostos së jetesës, LSM kërkon rritjen e pagës minimale në 600 euro, si dhe rritjen e të gjitha pagave të tjera, për çka në periudhën e ardhshme paralajmëron protesta.