Sonte në Ohër LSDM-ja zgjodhi anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv.
Lideri i partisë Zoran Zaev nga Ohri njoftoi se brenda 10 ditëve do të zgjidhen edhe nënkryetarët e rinj.
Nê seancën e nëntë e cila filloi me një orë vonesë, për anëtarë të rinj të Komitetit Ekzekutiv u zgjodhën : Blagojçe Boqvarski, Frosina Remensko, Renata Deskoska, Kostadin Kostadinov, Djoko Tanasovski, Vasko Taleski, Esra Salihi, Vesna Gershan, Tanja Stojanovska Ivanova, Dragan Tevdovski, Salija Ljatof, Keti Vasilevska, Stefan Bogoev, Nina Velkova, Marinela Ojleska dhe Petre Shilegov.
Drejtori aktual i Ujësjellësit Shkup Dushko Veskovski u zgjodh Sekretar i ri organizativ,Dane Taleski u zgjodh Sekretar për politikë ndërkombëtare.
Martin Popov do të menaxhojë me Qendrën për Hulumtime dhe Analiza.
Në këtë mbledhje që mbajti LSDM në Ohër gjithashtu u vendos që të mos mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Zaev bëri të ditur se në rikonstruimin e qeverisë do të përfshihen 8 ministra dhe rreth 20 drejtorë./TV21
