LSDM: VMRO-DPMNE të pranojë debat në Kuvend/ Kovaçki: Populli çdo ditë i thotë “jo” propozimit i cili është nënçmues

TË FUNDIT

Pushteti dhe opozita as sot nuk janë në anën e njëjtë sa i takon propozimit francez. Nga LSDM-ja kërkojnë që opozitarja VMRO-DPMNE të heqë dorë nga agjenda anti-evropiane dhe të pranojë debat në Kuvendit për propozimin.

“VMRO-DPMNE-ja të mos ikë, por të marrë pjesë në debatin në Kuvend, e deri atëherë të heqë dorë nga bllokadat, skenarët destruktivë dhe të përgjakshëm me partinë proruse “Të Majtën”, Aleancën, skenarë këto të cilët dështuan. Pasi u prish koalicioni mes VMRO-DPMNE-së dhe Aleancës, tani Hristijan Mickoski dhe Dimitar Apasievi mbesin të vetëm dhe të izoluar në një agjendë anti-evropiane. Vetëm VMRO-DPMNE-ja dhe E Majta janë kundër BE-së.”- deklaroi Darko Kaevski, LSDM.

Por, Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE me qëndrim se propozimi francez është nënçmues dhe se e bllokon integrimin e vendit në BE. Këtë e mendon edhe populli, i cili me zë të lartë i tha “jo” propozimit, shton Kovaçki.

“Qeveria urgjentisht ta hedhë poshtë këtë propozim, për të cilin fillimit aktronte sikur ta kishte refuzuar, që pastaj ta pranojë dhe të aktrojë se ka konsultime me ekspertë të vetëshpallur të Qeverisë, që janë paguar pikërisht nga kjo Qeveri, gjegjësisht nga populli. Populli i Maqedonisë, tashmë i dërgoi konsultimet e nevojshme deri te Qeveria, respektivisht çdo ditë thotë “jo” për bullgarizim, fshirje dhe zhdukje të popullit maqedonas.”- tha Dragan Kovaçki,
VMRO-DPMNE.

Dje, VMRO-DPMNE-ja kërkoi nga kryeparlamentari, Talat Xhaferi që ta kthejë Informacionin për kornizën negociuese të propozuar nga Franca të cilën Qeveria ua dërgoi deputetëve, pasi siç thonë nga kjo parti, në të nuk përmbahen të gjitha dokumentet bashkë me Protokollin dypalësh, por vetëm material në një fletë.