Përpjekjet tona janë që Maqedonia e Veriut të dalë menjëherë nga kjo krizë institucionale, ndërsa kjo do të thotë zgjedhje sa më shpejt që të jetë e mundur, me qëllim që të kemi Kuvend dhe Qeveri plotësisht funksionale, informojnë nga LSDM-ja pas paralajmërimeve se është e mundur marrëveshje për datë për zgjedhjet parlamentare me partinë opozitare VMRO-DPMNE.
“Ne vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje për ta realizuar këtë në mënyrën më të shpejtë të mundshme dhe plotësisht demokratike”, theksojnë nga LSDM.
Nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi negociatat midis dy palëve. Dihet vetëm se ekziston komunikim mes tyre dhe se pritet që deri në fund të ditës ose nesër të ketë ndonjë përfundim.
Ndërkohë, po vijojnë afatet për zgjedhjet parlamentare më 5 korrik./MIA
