LSDM thotë se po përgatitet pakoja e katërt e masave ekonomike! VMRO-DPMNE ua kthen: Nuk janë realizuar as 30% e tre pakove të para

TË FUNDIT

Nga partia LSDM e kryeministrit Zoran Zaev thonë se Qeveria është duke përgatitur paketën e katërt të masave anti-krizë për qytetarët dhe ndërmarrjet. Pohojnë se deri më tani, 1300 kompani me pothuajse 17.000 të punësuar janë ndihmuar me kredi pa interes.

“Si pjesë e masave për ndihmë për ekonominë, me linjën e kredisë pa interes KOVID-1, përmes Bankës së Zhvillimit, burime të reja financiare prej 5 milionë eurosh janë injektuar në ekonomi për 737 kompani, të cilat punësojnë mbi 6.509 njerëz nga sektorët më të prekur: turizmi, hotelieria dhe transporti i udhëtarëve, të cilët ishin të parët që u goditën nga kriza. Banka e Zhvillimit vendosi gjithashtu një linjë krediti KOVID-2 në vlerë prej 8 milionë euro, të cilat u aprovuan për 639 ndërmarrje vendase në të cilat punojnë 11.325 persona. Me dy linjat e kreditit, përmes një procesi të hapur, gjithëpërfshirës, ​​mbështetën mbi 1.300 kompani vendase, shumica e tyre mikro ndërmarrje, të cilat punësojnë deri në 10 persona” shkruhet në komunikatën e Lidhjes Socialdemokrate.

Nuk vonoi pak dhe reagoi opozitarja VMRO-DPMNE, nga ku thonë se Qeveria nuk ka realizuar as 30 për qind të tre pakove të masave të deritanishme.

“Pushteti mafioz i Zaevit nuk ka as plan, as strategji që të përballet me pasojat ekonomike nga kriza ekonomike. Ajo që ekonomia ra për  12,7% për vetëm tre muaj, ajo që mbi 40 mijë persona mbetën pa punë, ajo që pushteti krijoi borxh të ri prej një miliard, nuk mjafton që të heqin dorë nga politikat e saj. Tashmë tre muaj kaluan që prej kur u mbajtën zgjedhjet, ndërsa pushteti i tenderëve ende nuk ka ofruar pakon e katërt të masave për bizneset. Dukshëm po bëhen gati me pagesa të reja populiste me qëllim që të blejnë paqe sociale edhe një muaj, përderisa ekonomia po ngulfatet në probleme. Se përveç ryshfetit të zhveshur nuk ka mbështetje thelbësore për firmat flet ajo që sipas të dhënave të prezantuara në publik qeveria nuk ka realizuar as 30 për qind të tri masave të deritanishme, ndërsa tani është shpërndarë me paralajmërimin për pakon e katërt të masave antikrizë”, thuhet në komunikatën e opozitares DPMNE.