Zyrtarisht fillojnë bisedimet Zaev-Ahmeti, Bujar Osmani: U bisedua për rikthim të mirëbesimit të humbur gjatë fushatës

Must Read

Ballistët gjejnë mënyrë për ta parë ndeshjen, të organizuar do të mblidhen të Gjimnazi i Tetovës

https://youtu.be/l9mUB8e6dC8 Atmosfera do të ishte ndryshe po të mos ishim në kohë ...

Tërmet me manigtudë 3.5 të shkallës Rihter goditi Shqipërinë

Tërmet me intesitet prej 3.5 shkallë sipas Rihterit ka goditur Shqipërinë. Tërmeti ka...

Si do të ligjërohet online nga klasa? Bllokohet platforma nga interneti i dobët

https://youtu.be/E8_x_RExWP4 Shkolla “Nevenka Georgieva” në Kisella Vodë ishte bërë gati që të...
- Advertisement -


Koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja e Zoran Zaevit pohon se e ka siguruar shumicën e nevojshme për formim të qeverisë.

“Kjo do të konfirmohet ditëve në vijim kur do të merret mandati nga Presidenti Stevo Pendarovski dhe kur do të vijë akti i votimit në Parlament” thonë nga Lidhja Socialdemokrate.

- Advertisement -

Por me kë e ka arritur LSDM shumicën prej 61 deputetëve, me BDI-në apo koalicionin Aleanca për Shqiptarët-Alternativa?

Burimet e brendshme të TV21 nga LSDM thonë se shumicën e kanë edhe pa Bashkimin Demorkatik për Integrim, megjithatë, siç sqaron i njëjti burim, Zaev dëshiron që shumica të jetë më e fortë, duke e pasur brenda edhe BDI-në, por pa kushtin për Kryeministër shqiptar!

- Advertisement -

Kreu i integristëve Ali Ahmeti nuk tërhiqet nga kërkesa për kryeministër, tregon burimi. Nëse kryeministri shqiptar nuk bëhet dhe palët nuk lëshojnë pe, BDI kalon në opozitë, mësohet të kenë thënë integristët.

Krejt këto lidhen edhe me lajmet e përhapura dje nëpër mediat online ku shkruhej se tashmë është arritur marrëveshje mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për bashkëqeverisje dhe se Hristijan Mickoski ka pranuar kërkesën e Ahmetit për kryeministër shqiptar, me rotacion 2 me 2.

- Advertisement -

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani thotë se ditëve të fundit ka pasur shumë lajme të cilat ai i quan spekulime. Tregon se bisedimet zyrtare kanë nisur sot, me takimin Zaev-Ahmeti, të cilin Osmani e quan konstruktiv, shpresëdhënës për epilog të suksesshëm, por jo edhe vendimtar për epilog të tillë.


TV21- Mund të nënkuptojmë se shanset janë të mëdha që kryeministri të jetë shqiptar qoftë edhe për 1 vit? Kjo është ajo që na intereson më së shumti.
Bujar Osmani: Po por do të duhet të presim për shkak nuk do të ishte korrekte nëse të gjitha pozicionet tona i shpalosim në opinion para se ti shpalosim në tavolinë. Sot më shumë është biseduar në aspekt të rikthimit të një mirëbesimi të humbur gjatë fushatës zgjedhore me qëllim që të krijohen parakushte për të shtruar në tavolinë pozicionet tona aty. Do të duhet edhe pak durim në këto takimet ditëve në vijim”.

Osmani pohon se BDI nuk përjashton takimet as me partitë e tjera. I pyetur për koalicion të mundshëm BDI-DPMNE, zëdhënësi integrist tha se “nuk do ta lënë shtetin pa qeveri”, por pa dashur të flasë më tej për situata hipotetike.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski, as nuk i konfirmon e as nuk i hedh poshtë informacionet se DPMNE ka përafruar qëndrimet me BDI-në për koalicionim.

“VMRO-DPMNE punon për formimin e shumicës parlamentare. Informacionet nga burime të pakonfirmuara dhe të pa identifikuara, as nuk i konfirmoj e as nuk i demantojmë”, potencoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

LSDM i ka 46 deputetë, bashkë me 15 të BDI-së dhe 1 të PDSH-së do arrihej shumica prej 62 deputetësh.

Nëse LSDM koalicionon me ASH-Alternativa me 12 deputetë, plus 1 i PDSH-së, atëherë do të arrihej numri prej 59 deputetësh, i pamjaftueshëm për formim të shumicës. Kjo hap sërish dilemat se mos Zaev ka arritur të bindë, të paktën 3 deputetë, qoftë të VMRO-DPMNE-së ose të BDI-së për ta mbështetur me votë qeverinë “Zaev 2”.

Në skenarin e mundshëm që qeveria të formohet mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, numrat e të dyjave arrijnë 59 deputetë. Duke qenë se nevojiten edhe 2 për të arritur 61-shin, atëherë këtu mund të llogaritet mbështetja e dy deputetë të partisë “E majta”.

- Advertisement -

Ballistët gjejnë mënyrë për ta parë ndeshjen, të organizuar do të mblidhen të Gjimnazi i Tetovës

https://youtu.be/l9mUB8e6dC8 Atmosfera do të ishte ndryshe po të mos ishim në kohë  pandemie, por  mungesa e  publikut...

Tërmet me manigtudë 3.5 të shkallës Rihter goditi Shqipërinë

Tërmet me intesitet prej 3.5 shkallë sipas Rihterit ka goditur Shqipërinë. Tërmeti ka qenë 12 kilometra në thellësi...

Si do të ligjërohet online nga klasa? Bllokohet platforma nga interneti i dobët

https://youtu.be/E8_x_RExWP4 Shkolla “Nevenka Georgieva” në Kisella Vodë ishte bërë gati që të fillojë mësimin nga 1 tetori....

10 futbollistët më të paguar në botë për vitin 2020

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kryesojnë edhe një herë renditjen e këtij viti në Forbes të futbollistëve më të paguar, pasi Messi...

Dhunë policore në Manastir, polici me shqelma dhe shufër rrah një manastiras

https://youtu.be/Kme0pFEe6L4 Nëpunësi policor në mënyrë brutale ka rrahur një qytetarë në qendrën e Manastirit. Në video shihet...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -