LSDM sot do të mbledh komitetin Qendror!

TË FUNDIT

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev për sot ka paralajmëruar takim me komitetin Qendror të partisë për të diskutuar ndryshimet kuadrovike në radhët e partisë por edhe të pushtetit ekzekutiv që i paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev.

Kryeministri ditë më parë bëri ndryshimin e 78 kryetarëve të organizatave komunale të LSDM-së, ndërsa për në fillim të qershorit do të pasojnë ndryshimet në ndërmarrjet publike, ministritë, në Qeveri dhe në të gjitha institucionet qeveritare.

Por në lidhje me ndryshimet kuadrovike në pushtetin qendror partnerët e koalicionit, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev dhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti mbajtën një takim në të cilin ranë dakord që fillimisht të zhvillojnë konsultime brenda partive por për javën tjetër paralajmëruan takimin e tyre të ri.