LSDM, paralajmëron seancë të Këshillit Qendror

TË FUNDIT

LSDM-ja paralajmëroi se sonte në orën 18:00, në selinë e partisë Këshilli Qendor do të mbajë seancë. Nga LSDM-ja bëjnë të ditur se seancat e Këshillit Qendror janë të punës dhe për konstatimet dhe vendimet e Këshillit qendror mediat do t’i informojnë pas përfundimit të seancës. Në seancën e fundit të Këshillit qendror që u mbajt në Ohër u zgjodhën anëtarët e rinj të Këshillit ekzekutiv, sekretari organizativ si dhe anëtarë të rinj të Këshillit qendror.