LSDM: Ngushëllime familjarëve të viktimave

TË FUNDIT

Lidhja Socialdemokrate nëpërmjet mediave ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave që humbën jetën nga tragjedia e mbrëmëshme në Covid-Qendrën në Tetovë.

“Shprehim ngushëllimet tona për familjet e viktimave në tragjedinë e mbrëmëshme që ndodhi në Covid-Qendrën në Tetovë. Të lënduarve u dëshirojmë shërim sa më të shpejtë”, thonë nga LSDM-ja.