LSDM: Mickoski është përgjegjësi direkt për shtrenjtimin e energjisë elektrike prej 100 për qind gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së

Must Read

Numri i të infektuarve me koronavirusin në botë tejkaloi 31 milion

Numri i të infektuarve me koronavirusin në botë, sipas ueb faqes  Uorldometer (Worldometer), tejkaloi 31 milion.

Në Itali zgjedhje rajonale dhe referendum për zvogëlimin e numrit të deputetëve

Në Itali sot mbahen zgjedhjet rajonale dhe referendumi për zvogëlimin e numrit të anëtarëve në Parlament.

Holshtajn: Në interes të Bullgarisë është të mos e bllokojë zgjerimin e BE-së në këtë rajon

Problemet dypalëshe nuk duhet të jenë pjesë e kornizës negociuese për zgjerim të Bashkimit Evropian, konsideron ambasadorja...
- Advertisement -

Mickoski ka përgjegjësi direkte që çmimi i energjisë elektrike u rrit për 100 për qind gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, thonë nga LSDM.

“Rritje e çmimit të energjisë elektrike për 100 për qind, heqje e tarifës së lirë  të energjisë elektrike, varësia e shtetit nga importi i energjisë elektrike janë arritjet e Hristijan Mickoskit si drejtor i Elektranave të Maqedonisë së Veriut (EMV/ELEM) dhe këshilltar për energjetikë i Nikolla Gruevskit”, potencojnë nga LSDM.

- Advertisement -

Hristijan Mickoski si drejtori më i paaftë i EMV-së, siç potencojnë nga LSDM, ka udhëhequr politikë më të keqe energjetike dhe në vend të qytetarëve ka menduar  vetëm në bizneset e tij me hidrocentralet, të cilat i ka marrë nga qeveria në të cilën ishte këshilltar dhe të cilët kanë profituar pothuajse një milion euro.

“Për atë e rrejshme është brenga e tij për çmimin e energjisë elektrike dhe për atë është e pafytyrë protesta e tij sot me qëllimin e vetëm – ta mbrojë karrigen e tij  në kështjellën e bardhë”, thonë nga LSDM.

- Advertisement -

Prej atje shtojnë se për dallim të sjelljes së papërgjegjshme të VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit, tani EMV nuk blen energji elektrike, por shet energji në tregjet evropiane dhe për dy vjet e gjysmë  ka shitur energji elektrike  në vlerë prej 40 milion euro.

“Kjo kompani tani ka fitim prej 80 milion euro, për dallim ngsa humbjet në kohën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së. Qytetarët sot shfrytëzojnë  tarifë ditore të lirë të energjisë elektrike, të njëjtën që Mickoski e hoqi dhe në vendosjen e sërishme të së cilës, VMRO-DPMNE fuqishëm është kundërshtuar potencojnë nga LSDM.

- Advertisement -

Tregu i energjisë elektrike sipas LSDM-së sot është liberalizuar për të gjithë konsumatorët, duke i përfshirë  edhe amvisëritë dhe përmes modelit  të furnizuesit universal  mbrohen qytetarët e shokut çmimor të tregut.

Njëherit nga LSDM-ja  konsiderojnë se Mickoski  tregoi se nuk ka aftësi për asgjë përveç për mbrojtje të krimit dhe realizimit të interesave personale të biznesit./MIA

- Advertisement -

Numri i të infektuarve me koronavirusin në botë tejkaloi 31 milion

Numri i të infektuarve me koronavirusin në botë, sipas ueb faqes  Uorldometer (Worldometer), tejkaloi 31 milion. SHBA  është më...

Në Itali zgjedhje rajonale dhe referendum për zvogëlimin e numrit të deputetëve

Në Itali sot mbahen zgjedhjet rajonale dhe referendumi për zvogëlimin e numrit të anëtarëve në Parlament. Autoritetet lokale zgjidhen ...

Holshtajn: Në interes të Bullgarisë është të mos e bllokojë zgjerimin e BE-së në këtë rajon

Problemet dypalëshe nuk duhet të jenë pjesë e kornizës negociuese për zgjerim të Bashkimit Evropian, konsideron ambasadorja gjermane në vend, Anke Holshtajn.

Për dy ditë ujërat e zeza rrjedhin nëpër rrugët e Crniçes, banorët kanë frikë për shëndetin e tyre

Për dy ditë me radhë në vendbanimin Crniçe në Shkup, ujërat e zeza po rrjedhin nëpër rrugë. Banorët thonë se këtë problem...

701 gjoba për mosmbajtjen e maskës!

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë regjistruar 701 kundërvajtje për mosmbajtjen e maskës, raporton...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -