LSDM: marrëveshja e vdekur, fajtor Gruevski

TË FUNDIT

Për LSDM-në, marrëveshja e Përzhinos është e vdekur. Qëndrimin e partisë opozitare e shpalosi zëdhënësi Petre Shilegov.  Ai tha se për gjendjen e krijuar në Maqedoni, fajtor kryesor është Nikolla Gruevski. I pyetur se vallë do të përfundojë Maqedonia si Bjellorusia e Ballkanit, Shilegov tha se kjo varet vetëm nga Nikolla Gruevski.

Edhe pse lideri i opozitës Zaev nëpërmjet faqes së tij në Fejsbuk paralajmëroi vazhdimin e publikimit të “bombave”,  Shilegov tha se ai publikim i liderit është shenjë se koha për Nikolla Gruevskin po ik.

Shilegov prezantoi edhe dokumente, me të cilat sipas tij dëshmohet krimi i partisë së kryeministrit. Sipas dokumenteve që posedon partia opozitare, gjatë vitit të 2014 dhe në fillim të vitit 2015, VMRO DPMNE ka blerë 63 objekte në lokacione të ndryshme, me sipërfaqe prej rreth 12 000 metrave katrorë.

Shilegov pyet partinë në pushtet se si është e mundur të blihen 63 objekte, me 4 milionë euro fitim, të cilat VMRO DPMNE i ka paraqitur në vitin 2014.

 Furkan Saliu