LSDM kundër KSHPK-së! “Të tërhiqet dhe rishqyrtohet vendimi për Bojan Hristovskin”

TË FUNDIT

LSDM kërkon që Komisioni Antikorrupsion menjëherë ta tërheqë dhe rishqyrtojë vendimin për emërimin e Bojan Hristovskit në pozitën drejtor të Agjencisë për Siguri Kombëtare. Socialdemokratët konsiderojnë se duhet të sqarohet nëse ka pasur konflikt interesash në Komision sepse anëtarja e që e ka shqyrtuar rastin me diplomën universitare të Hristovskit, ka punuar në atë universitet.

Komisioni pohon se nuk ka konflikt interesash.

Antikorrupsionerët konfirmuan se vendimin e kanë bazuar në mbikëqyrjen e kryer në Universitetin nga ana e Inspektoratit i arsimit.

LSDM kërkon rishqyrtim të vendimeve të Inspektoratit, për shkak se, siç shtojnë, drejtori i ri i ASK-së, Hristovski ka diplomuar brenda një viti edhe pse studimet zgjasin 4 vjet. Paraprakisht, Inspektorati dhe KSHPK theksuan se nuk ka asgjë kontestuese me diplomën e tij universitare.