LSDM kërkon seancë të hapur parlamentare në Komisionin për mbikëqyrjen e punës së ASK-së ku do të marrë pjesë edhe drejtori i kësaj Agjencie, Bojan Hristovski. Deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, parashtroi disa pyetje për të parin e ASK-së. Pas dorëheqjes së anëtarëve të Komisionit për falje, që u vendosën nga strukturat e VMRO-DPMNE-së, duhet të vijojë edhe një dorëheqje, tha Petrovska.
“Ku ka qenë BojanHristovski ditën e testimit? Ku ka qenë atë ditë ose disa ditë para datës së testimit, por edhe shumë të tjerë të lidhur me aktivitetet e tija aktuale në Agjenci. Për shembull çfarë di ai për faljen skandaloze? Sot do të parashtrojmë nismë deri te Kryetari i Komisionit për mbikëqyrje të punës së ASK-së dhe Agjencisë për kundërzbulim për thirrjen e seancës ku do të ftohet drejtori i Agjencisë dhe do të përgjigjet për këto pyetje por edhe të tjera”, tha Sllavjanka Petrovska nga LSDM.
I pyetur për atë se çfarë do të bëjë me Hristovskin, kryeministri Mickoski shkurt u përgjigj se do të pres raportin e Antikorrupsionit.
“Në lidhje me pyetjen e dytë, ka certifikatë sekret shtetëror, ndërsa në lidhje me pyetjen e parë se çfarë do të bëjë Qeveria, do ta presim mendimin e Komisionit shtetërorë për parandalimin e korrupsionit”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.
Nga Antikorrupsioni thonë se për këtë rast po veprojnë në suaza të kompetencave dhe autorizimeve ligjore. Reagojnë se për këtë rast në të njëjtën kohë mund të veprojë edhe Prokuroria publike.
“KSHPK thekson se veprimi i saj në asnjë rast nuk e ndalon veprimin e institucioneve të tjera kompetente nga zbatimi i kompetencave. Përpjekje të caktuara për shfaqjen e veprimit të KSHPK si arsye për prolongim apo për mosndërmarrjen e aktivitetit nga institucionet tjera, vlerësojmë se nuk janë të arsyeshme dhe mund të ketë perceptime të gabuara në opinion”, thonë nga Antikorrupsioni.
Këto ditë LSDM kërkoi Prokuroria publike të hetojë rastin me, siç thuhet, certifikatën e falsifikuar TOEFL të Hristovskit. Nga atje u përgjigjën se do të hapin rast nëse Antikorrupsioni në afat të arsyeshëm nuk i heton informacionet.
