Lidhja Socialdemokrate publikoi disa dokumente përmes së cilave pretendon që Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti është përfshirë në afera korruptive. Sipas deputetit të LSDM-së Martin Kostovski, janë nxjerrë prova që vërtetojnë se Mexhiti si Ministër i Mjedisit ka anashkaluar në mënyrë të paligjshme procedurat institucionale për të vendosur se cilat dokumente dhe raste do të miratohen apo ndalohen.
Martin Kostovski, LSDM (1.00-1.28) https://www.youtube.com/watch?v=eE2_WdMOiqE
“Inspektorati Administrativ Shtetëror, me Vendimin Nr. 11-1653/2024 të datës 17 janar 2025 i hoqi zyrtarisht kompetencat Mexhitit në pjesën e nënshkrimit të dokumenteve administrative. Ky vendim konfirmon qartë se veprimet e paligjshme të Mexhitit janë zbuluar dhe sanksionuar.”
Nga dikasteri i Mexhitit thonë se LSDM vazhdon të jetë vegël e BDI-së, ndërsa i përgënjeshtrojnë këto të dhëna. Përmes një kumtese ata thonë reagimet e LSDM-së dhe BDI-së vijnë në kohën kur Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, po zbardhin çdo ditë skandale të panumërta nga pushteti i kaluar.
GRAFIKA – Ministria e Ekologjisë
“Tandemi LSDM-BDI që shpërdoroi qindra miliona euro nga shteti gjatë krizës së COVID-it, krizës së energjisë dhe inflacionit, tandemi që u dha licenca 20 fabrikave të marihuanës, qindra kazinove në çdo lagje, me zëvendëskryeministra në listat e zeza, po përpiqet të krijojnë temë nga një procedurë administrative, të cilën vetë LSDM-ja dhe BDI-ja e kanë vendosur, e që tani ne e kemi eliminuar.”
Akuzave të LSDM-së dhe BDI-së ndaj njeriut të dytë të Qeverisë iu kundërpërgjigj Kryeministri Hristijan Mickoski, duke thënë se është besimplotë tek puna e Mexhitit.
Hristijan Miskoski, Kryeministër (15.53-16.29) https://www.youtube.com/watch?v=JP4CKSlcXuU
“Absolutisht, të gjithë ata që posedojnë çfarëdolloj dëshmi, për të cilat BDI konstaton, ja unë po iu bëj thirrje. Numrin tim të gjithë e dinë! Sot apo nesër të vijnë, nëse duhet do të lëshoj mbledhjen për t’i parë ato dëshmi dhe t’iu dorëzojnë organeve që duhet të marrin masa. Në të kundërtën, e kam patjetër t’i paralajmëroj BDI-në se vazhdojnë përhapin perde të mjegullta, që ka të bëjë me fjalën korrupsion, sepse ky ishte emri i tyre i dytë në të kaluarën.”
Ditë më parë edhe opozitarja shqiptare e BDI njoftoi për dyshimet e keqpërdorimeve në Ministrinë e Ekologjisë, ku sipas integristëve Mexhitit iu janë marr pothuajse 70% të kompetencave për firmosje të dokumenteve nga Inspektorati në fjalë, më dyshimet që janë keqpërdorur firmosjet e dokumenteve. Nga BDI dhe LSDM bëjnë thirrje që rasti të hetohet nga Prokuroria Publike.
