LSDM: Histeria e Mickoskit është në dëm të shtetit dhe të gjithë qytetarëve

TË FUNDIT

“Humbësi, Hristijan Mickoski ka për detyrë të paraqitet para qytetarëve dhe të thotë se për çfarë interesash të të tjerëve punon, me cilat struktura në Bullgari bashkëpunon kur, në atë paradë të turpshme para numrit të vogël të mbështetësve para Qeverisë, tha se ka “informacione se këtë fundjavë në Sofje copëtohet Maqedonia”.

Fundjava kaloi, vendi mbeti i tërë, Mickoski nuk u përgjigj se kush i dha atij informacionin se Maqedonia gjoja po copëtohet dhe pse ai nuk raportoi diçka kaq të rrezikshme tek institucionet kompetente.

VMRO-DPMNE, e udhëhequr nga i papërgjegjshmi Mickoski, punon kundër shtetit të vet, përhap mashtrime në masë, përhap lajme të rreme, nxit konflikte, intolerancë dhe ndarje midis qytetarëve.

Histeria e përhapur nga Mickoski është ekskluzivisht në funksion të dëmtimit të vendit të tij dhe popullit të tij në një periudhë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE.

Ngjashëm u soll edhe për nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Edhe atëherë u përhapen gënjeshtra se identiteti maqedonas është i rrezikuar për të dëshmuar plotësisht të kundërtën, se është i konfirmuar dhe i njohur.

Qytetarët e dinë se kush e mbron identitetin maqedonas, dhe kush e dëmton shtetin dhe interesat nacionale, dhe kjo është arsyeja pse DMNE dhe Mickoski do të jenë në opozitë për një kohë të gjatë.” – thonë nga LSDM – Qendra për komunikim me opinion.