LSDM: Fillon IPARD 3 programi, bujqit të aplikojnë deri në fund të muajit

TË FUNDIT

Maqedonia është vend lider në shfrytëzimin e mjeteve IPARD prej 98% dhe është vendi i parë në rajon që është i gatshëm të fillojë me programin IPARD 3. Këtë e theksoi Lolita Ristova, deputete e LSDM-së e cila u berri thirrje bujqve që të shfrytëzojnë masat që i ofron programi IPARD 3. Me reagim u paraqit edhe Nikolla Tripunovski, nga VMRO-DPMNE, i cili tha se paaftësia e LSD-së është arsyeja që IPARD 3 starton në shtator të vitit 2023 në vend të muajit mars të vitit 2022, siç ishin paralajmërimet fillestare.

“Dëshiroj të apeloj deri te të gjithë bujqit e interesuar dhe agro-biznesmenët, prodhuesit e ushqimit që të shfrytëzojnë masat e programit IPARD 3. Thirrja publike për këtë program është vazhduar deri në fund të këtij muaji dhe të gjithë të interesuarit duhet që së shpejti ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Të modernizojnë prodhimtarinë e tyre, të krijojnë produkte finale konkurrente dhe të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë”, deklaroi Lolita Ristova, LSDM.