Gjykata Kushtetuese të rishqyrtojë Rezolutën e VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it për dënimin e manipulimeve të opozitës dhe për konfirmimin e politikave kundër migracionit ilegal, të miratuar në Kuvend, kërkon opozitarja LSDM. Në iniciativë thuhet se është shkelur neni 16 i Kushtetutës, i cili garanton lirinë e shprehjes dhe ndalon censurën në çdo formë. Rezoluta antikushtetuese është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së veprimit politik të opozitës në tërësi, përmes censurës, theksoi sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Sasha Dimitrijeviq.
