LSDM dhe BDI dakordohen për shtyllat kruciale për qeverinë e ardhshme!

Must Read

Arratiset nga salla e gjyqit, polici “fluturon” poshtë shkallëve

Një i pandehur në Ohajo bëri një arratisje të guximshme nga salla e gjyqit ndërsa u dënua...

Presidenti slloven Borut Pahor sot viziton Ohërin

Në kuadër të vizitës dyditore zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, presidenti i Republikës së Sllovenisë,...

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të përkohshme të shiut

Moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, më i freskët dhe me erë, që nga orët...
- Advertisement -

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë dhe Bashkimi Demokratik për Integrim kanë njoftuar se janë dakorduar për parimet bazë për qeverisjen e ardhshme të mundshme!

Këtë pasdite grupet e punës së dy partive dolën me qëndrim të përbashkët ku treguan se kanë pasur diskutim konstruktiv për konfirmim të angazhimeve për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, për paqe, stabilitet, siguri dhe bashkëpunim në vend e rajon, për shkak të marrëdhënieve ndëretnike e fqinjësore, zhvillimin ekonomik, shtetin e së drejtës, mjedis të pastër jetësor dhe mirëqenie sociale.

- Advertisement -

“Folëm për shumicë parlamentare dhe për koalicion me mandat të plotë e stabil katërvjeçar. Vërtetuam se nuk kemi alternativë tjetër për integrim përveç anëtarësimit në NATO dhe BE. Jemi të përkushtuar për përparim dhe stabilitet afatgjatë në Maqedoninë e Veriut. Pajtohemi plotësisht për respektim të Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë dhe Marrëveshjen kornizë të Ohrit” qëndron në kumtesë.

Në shpresën e përbashkët të LSDM-së dhe BDI-së thuhet se janë të përkushtuar për kohezionin social, shoqëri të fortë dhe tolerante, sundim të ligjit dhe se po ashtu janë kundër çdo forme të nacionalizmit dhe urrejtjes.

- Advertisement -

“Folëm se programi qeveritar eventual patjetër duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe programet zgjedhore të LSDM-së dhe BDI-së. Pajtohemi për staf cilësor, të përgjegjshëm dhe transparent për të gjitha resorët nga të dy palët që të përmbushë plotësisht angazhimet e programit dhe parimet e marrëveshjes përfundimtare të koalicionit” shkruhet në njoftim.

Në fund thuhet se të dy palët pajtohen për pastrim të gjyqësorit dhe kontroll të burimit të parave dhe kapitalit të çdo zyrtari, në rrugë të një sistemi që bashkërisht do të dakordësohet./TV21

- Advertisement -

Arratiset nga salla e gjyqit, polici “fluturon” poshtë shkallëve

Një i pandehur në Ohajo bëri një arratisje të guximshme nga salla e gjyqit ndërsa u dënua për një vepër të drogës....

Presidenti slloven Borut Pahor sot viziton Ohërin

Në kuadër të vizitës dyditore zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor sot do të...

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të përkohshme të shiut

Moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, më i freskët dhe me erë, që nga orët e mëngjesit me reshje të...

Pakoja e katërt ekonomike peshon 350 milionë euro, njofton ministri i Ekonomisë Bekteshi

Ministri i Ekoonomisë, Kreshnik Bekteshi, përmes Facebookut të tij ka njoftuar se është caktuar shuma e mjeteve për pakon e katërt ekonomike,...

Monstra, ekspertja ka falsifikuar ekspertizën? Dëshmitarja Nikollovska me deklarata konfuze, Raufi do e padisë

https://youtu.be/IVglfJbP16I Snezhana Nikollovska, ekspertja e cila ka bërë analizën e dheut ku ka ndodhur vrasja e pesëfishtë...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -