LSDM: Deputetët të votojnë për rebalancin e Buxhetit dhe realizimin e pakos së katërt në vlerë prej 470 milionë eurove

TË FUNDIT

Mick Schumacher pjesë e ekipit “Haas”

Mick Schumacher, djali i kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, pritet të jetë pjesë e...

Qeveria miraton tekstin e Projekt-Ligjit për Agjencinë e Intelegjencës

Qeveria sonte në seancën e saj të 24-të e miratoi tekstin e Projektligjit për Agjencinë e Inteligjencës.

Dua Lipa dominon në nominimet kryesore të “Grammy Awards 2021”

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore, dominon në nominimet e “Grammy Awards 2021”.

Zvicër, sulm në një supermarket, policia nuk përjashton “motive terroriste”

Një grua zvicerane sulmoi dy gra të tjera, njërën me thikë, në një supermarket në Llugano, në...

Kinë, gjenden gjurmë virusi në paketimet në Dongguan

Autoritetet shëndetësore në qytetin Dongguan, në provincën kineze të Guangdong, zbuluan se dy kampionë të paketimeve ushqimore...

Partia në pushtet, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë kërkon që deputetët e të gjitha partive politike në Kuvend të tregojnë përgjegjësi dhe konstruktivitet, duke i mbështetur ndryshimet dhe plotësimet e buxhetit për vitin 2020, me të cilat, siç shkruajnë, sigurohen 470 milion euro për realizimim e pakos së katërt të masave të krijuara nga Qeveria e udhëhequr prej LSDM-së, për ballafaqim me pasojat ekonomike  të koronakrizës.

“Mjetet e kësaj pako të masave do të destinohen për mbështetje të 83.000 vendeve të punës, gjegjësisht me 70 milion euro,  do të subvencionohen gjithsej 250.000 paga për tetorin, nëntorin dhe dhjetorin. Këtë herë, mbështetja për pagesë të pagave do të jetë e shkallëzuar dhe do të lëvizë prej 14.500 deri në maksimum 21.776 denarë në muaj, sipas rënies së qarkullimit të kompanive të cilat aplikojnë për ndihmë financiare”, shkruhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga ajte thonë se me 27,6 milion euro do të ndihmohen 283.000 qytetarë të cilët do të marrin kartela pagesore vendore në vlerë prej nga 6.000 denarë. Kartela pagesore vendore do të marrin pensionistët me pensione deri në 15.000 denarë,  prindërit vetushqyes, personat e papunë, si dhe personat mbi moshën 64 vjeçare të cilët nuk kanë pension social ose të ardhura tjera.

Pakoja e katërt, shkruajnë nga LSDM, përmban edhe  njëzet masa  përmes të cilat  sigurojmë mbështetje të fuqishme për kompanitë përmes kredive të volitshme, granteve, por edhe lehtësimeve tatimore për rimëkëmbje të shpejtë të sektoreve të cilat më së shumti janë goditur.

  • Tags
  • 3

TË NGJAJSHME