Në ora 20 e 30 minuta, në mbrëmjen e së premtes, Aeroporti Ndërkombëtarë i Shkupit ishte mbushur përplot me qytetarë. Po prisnin të afërmit e tyre nga Kabuli.
31 shtetas të Maqedonisë të cilët kanë punuar në Afganistan u kthyen shëndosh e mirë në vendlindje.
Familjarët me padurim prisnin që t’i përqafonin.
“Pas tërheqjes së trupave të Nato-s në Afganistan, shtetasit tanë ishin të mbyllur në bazë dhe nuk kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me atë se çfarë po ndodh në qytet”.
“Nuk kemi qenë të shqetësuar pasi që e kemi ditur se në çfarë zonë punojmë dhe ku jetojmë”
“Familjarët kanë qenë të shqetësuar është gjë normale”.
Një prind rrëfen se sa vështirë e ka pasur kur ka marrë vesh se talibanët kanë marrë shtetin në dorë.
“Po, shumë. Nuk ka qenë e lehtë. Falë Zotit ka pasur internet dhe kemi komunikuar vazhdimisht”.
Ruta e 31 personave që mbërritën ishte Kabul-Doha-Stamboll. Ndërkohë transport për në Maqedoni presin gjithsej 58 shtetas, prej tyre 32 shtetas ndodhen në Londër, 11 persona janë ende në Katar ndërsa 7 qyetarë në Oslo.
