Londër, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

TË FUNDIT

Kryetari i Londrës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në qytetin ku ka numër gjithnjë e më të madh të rasteve të koronavirusit dhe spitalet po përpiqen të përballojnë fluksin e madh të pacientëve.

Zona e Londrës u prek më shumë nga epidemia Covid-19 në Britaninë e Madhe, shkruan “Gardian”.

Duke folur me kryeministrin Boris Xhonson në një konferencë shtypi në Dauning Strit të enjten, Simon Stivens, drejtor ekzekutiv i Shërbimit shëndetësor kombëtar të Anglisë, tha se spitalet e Londrës tani pranojnë 800 pacientë në ditë, që është e barabartë me kapacitetin total të spitalit “Shën Thomas”, një nga institucionet më të mëdha shëndetësore në Angli.