Lojtarët e Chelsea kryejnë lutjet e së premtes në xhaminë në Abu Dhabi

TË FUNDIT

Lojtarët e Chelseat do të luajnë nesër finalen e Kampionatit Botëror të Klubeve kundër Palmeiras.

Chelsea ka arritur të mbërrijë në finale përmes Al-Hilal, e cila do të luhet nesër në ora 17:30 në Abu Dhabi.

Lojtarët e klubit londinez prej disa ditësh ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe ndërsa sot disa prej tyre kanë shfrytëzuar rastin për të kryer lutjet e së premtes në një nga xhamitë në Abu Dhabi.

Fotoja është postuar në Instagram nga Antonio Rudiger, ndërsa me të ishte edhe N’Golo Kante, Hakim Ziyech dhe Malang Sarr.

“Urime xhumanë për të gjithë vëllezërit dhe motrat e myslimane”, ka shkruar Rudiger në mbishkrimin e fotografisë.