LOJËRAT E FATIT, FILLOI DEBATI NË KUVEND, LARGËSIA PJESA MË E DISKUTUESHME

TË FUNDIT

Komisioni kuvendor për financa dhe buxhet nisi sot debatin për lojërat e fatit. Dy pikat më të nxehta janë distanca e objekteve të lojërave të fatit nga institucionet arsimore si dhe mjetet që do të duhet të jepen për rekreacion dhe sport. Para rreth një viti deputët e BDI-së patën propozuar distancë prej 500 metrave larg shkollave, ndërsa sot Rexhail Ismaili tha se tani rrethanat kanë ndryshuar andaj pret propozime të reja pë rregullimin e largësisë.

“Shpresoj se në këtë debat do tëe marrim propozime-sugjerime të ndryshme se a është e nevojshme 500 metra apo ka nevojë që largësia të rirregullohet, të jetë edhe më shumë ose më pak”, deklaroi deputeti Rexhail Ismaili.

Profesori universitar Aleksandar Klimovski e konsideron absurd modelin se largësia e kazinove apo bastoreve nga institucionet arsimore do të sillte ulje të numrit të tyre. Analizat e bëra nga ai tregojnë se largësia e objekteve të bixhozit nuk do të sjellë ndalim ose parandalim të të rinjëve që luajnë në to, andaj Klimovski sugjeron masa të tjera si themelimi i një trupi rregullues me spektër të gjërë kompetencash.

“Fillimisht duhet të përforcohet kontrolli i shtetit përmes mbikqyrjes inspektuese nëse të rinjtë marrin pjesë në lojëra të fatit dhe të ashpërsohen gjobat për pronarët të cilët me vetëdije, jo aksidentalisht, por me vetëdije, në objektet e tyre lejojnë pjesëmarrjen e të rinjve në lojëra të fatit, t’u merret licensa dhe ndalim për zhvillimin e veprimtarisë së tyre”, tha Aleksandar Klimovski, professor universitar.

Kundërshtarët e lojërave të fatit, janë më të ashpër në kërkesat e tyre për largësi.

“Të gjitha objektet e lojërave të fatit, bastoret e sportit si dhe të gjitha lojërat e ngjashme të fatit të largohen 3 kilometra nga vendbanimet”, u shpreh Jushi Emrullai nga Lëvizja Anti-bixhoz.

Albrim Shaqiri, përfaqësues i shoqatës për lojëra të fatit “Dua të punoj”, tha se nuk është i drejtë perceptimi se lojërat e fatiti i varfërojnë dhe krijojnë varësi tek qytetarët.

“Vendimi për të ndaluar plotësisht lojërat e fatit nuk do t’i pengojë njerëzit për të gjetur mënyrë tjetër për të lujatur, porn ë atë rast ajo do të jetë e paligjshme dhe shteti nuk do të ketë kontroll as mbi organizatorët as mbi kapitalin dhe fitimet që do të krijojen në të zezë”, theksoi Albrim Shaqiri, Admiral, Shoqata “Dua të Punoj”.

“Të punësuar unë i kuptoj se kanë interes personal. Ishte shqetësues edhe fjalimi i parafolësit tim, se mban familjet me atë, por shteti ka obligim këto sende t’i rregullojë, kurse vashmëria prej bixhozit është varshmëri, është e pranuar dhe ka kurim”, potencoi analisti Albert Musliu.

Sa i përket mjeteve që mblidhen nga veprimtaritë e lojërave të fatit dhe shkojnë për aktivitete sportive, propozuesit tani kërkojnë që të mos jetë më 30 deri në 50 milion denarë nga mjtete e përgjithshme, por të bëhet 30 deri 50%.

Përgatiti: Besir Arifi