Llukarevska: “TVSH-ja Ime” është masë e suksesshme të cilën e shfrytëzojnë 304.912 qytetarë

TË FUNDIT

Aplikacionin “TVSH-jaIme” e shfrytëzojnë 304.912 qytetarë, ndërsa deri më tani janë skanuar 143.788.631 fatura fiskale. Gjithsej kthimi i TVSH-së për tre tremujorët deri më tani është 671.270.576 denarë ose 10.914.968 euro, bëri të ditur sot drejtoresha e Drejtorisë së Ardhurave Publike Sanja Llukarevska në shënimin e njëvjetorit nga fillimi i projektit “TVSH-jaIme”.

Llukarevska në konferencë për media, të organizuar me këtë rast, theksoi se që nga fillimi i “TVSH-jaIme” pagesa e tatimit të vlerës së shtuar në periudhën korrik – dhjetor shënon rritje mesatarisht për 11,2 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2018.

“Faturat skanohen për çdo ditë. “TVSH-jaIme” është masë e suksesshme të cilën e realizojmë. Ajo është masë për qytetarët. Vazhdojmë edhe më tutje që t’i thjeshtësojmë procedurat në DAP dhe t’i përmirësojmë shërbimet”, tha Llukarevska.

Përmes aplikacionit “TVSH-jaIme”, qytetarët në periudhën e kaluar mund të dononin mjete për luftë kundër virusit korona. Deri më tani janë donuar 5.809.613 denarë, ndërsa mundësinë për rikthim e kanë shfrytëzuar  3.161 qytetarë.

Kthimi i parë i TVSH-së ishte realizuar në dhjetor të vitit të kaluar me çka 151.498 qytetarëve iu janë kthyer 158.065.205 denarë. Kthimi i dytë ishte realizuar në shkurt të këtij viti kur 186.515 qytetarëve iu ishin kthyer 211.988.131 denarë. Pagesa e tretë ishte realizuar në maj të këtij viti kur 240.597 qytetarë morën kthim të TVSH-së në vlerë prej 301.217.240 denarë.

Përveç se përmes aplikacionit në celular, qytetarët mund t’i skanojnë faturat edhe përmes BAR lexuesve të vendosur në 35 njësi organizative të DAP dhe shtatë kiosk aparate në shtatë drejtori rajonale të DAP-it.

Projekti ka dy qëllime – të nxitet dhënia e faturave fiskale dhe të ulet ekonomia gri, si dhe qytetarët të marrin kthimin e TVSH-së./MIA