Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave, Sanja Llukarevska, në emisionin e sotëm Click Plus në TV21, tha se në të ardhmen do të merret një dispozitë që do të mundësojë që ato kompani që nuk paguajnë punëtorët e tyre të shpallen publikisht.
“Ndryshimet në Ligjin për Procedurat Tatimore janë në fazën e finalizimit dhe ne duam të përfshijmë një dispozitë që do të na mundësojë të shpallim publikisht kompanitë që nuk paguajnë punëtorët e tyre”, tha Llukarevska.
