Ministri i drejtësisë Krenar Lloga përmes një letre me shkrim ka informuar kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe koordinatorin e grupit parlamentar, Nikolla Micevski, për mbledhjen koordinuese të mbajtur më 15 nëntor në ministri, ku ishin hapur dhe diskutuar më tepër aspekte lidhur me përgatitjet e ndryshimeve të ligjit për Prokurori Publike. Siç njoftoi ministri Lloga, përfaqësuesit e prokurorive publike në mbledhje kanë theksuar nevojën për përmirësim përmes sjelljes së disa vendimeve ligjore.
“VMRO-DPMNE-së i jepet mundësia të jep kontributin e vet, me çka do ta udhëheqë grupin punuese të angazhuar për përgatitjen e ndryshimeve të ligjit për Prokurori Publike, duke propozuar kryetarin e saj. Shpresojmë se nga ana e tyre do të pranohet thirrja e dërguar dhe në këtë drejtim do të dorëzohet propozimi për kryetar të grupit punues, i cili do të formohet në korniza të Ministrisë së Drejtësisë.”- thotë Krenar Lloga – Ministër i Drejtësisë.
Sipas njoftimit të ministrit, deri te ministria deri tani nuk ka asnjë përgjigje dhe asnjë propozim nga VMRO-DPMNE edhe pse siç thotë, thirrja është dërguar më 12 korrik 2023.
Pyetëm koordinatorin e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevskin, nëse do t’i përgjigjen pozitivisht kësaj thirrjeje. Micevski na udhëzoi te përgjigja e tij të publikuar para katër ditëve, gjegjësisht më 15 nëntor atë ditë kur është mbajtur mbledhja në ministri. Sipas asaj që ka shkruar Micevski, VMRO dyshon te sinqeriteti i ministrisë dhe janë të revoltuar pse thirrja ka ardhur krejtësisht në fund, pasi është përgatitur propozim ligji. Sipas tij, për VMRO-në është nënçmuese që thirrja të bëhet “pesë minuta para mesnate” e jo që nga fillimi.
“Skajshmërish joserioze dhe jokorrekte është për një propozim ligj të rëndësishëm të tillë, Qeveria dhe para se gjithash Ministria e Drejtësisë, siç thotë populli, 5 minuta para 12ve të kujtohen të ftojnë dhe të kyçin grupin më të madh parlamentar në Kuvend për pjesëmarrje në sjelljen e këtij ligji. Grupi më e madh parlamentar në Kuvend duhej të inkuadrohet në këtë proces që nga fillimi i përgatitjes së propozim ligjit për PP, e jo pasi të jetë kryer puna.”- deklaroi Nikolla Micevski – Koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së
Micevski shton se këto propozim ligje edhe ashtu nuk do të kalojnë në Kuvend sepse atje duhet të miratohen me 2/3 e votave. Për këtë shkak sipas Micevskit, VMRO-DPMNE nuk do të marr pjesë në këtë proces.
