Alkaloidi sot promovoi tetë hendbollistët e rinj, si dhe trajnerin e ri, Kiril Llazarovin. Alkaloidi sezonin e kaluar siguroi vend në konkurrencën më të fortë, në Superligë, kurse për sivjet ka ambicie të kualifikohet në play-off. Në sezonin e ri, prijësi i Alkaloidit do të jetë lojtari më i mirë në historinë e hendbollit të Maqedonisë dhe seleksionues aktual, Kiril Llazarov. Skuadra e Alkaloidit këtë fundjavë mori pjesë në Turneun Ndërkombëtar në Strugë, kurse nesër do të udhëtojë në Beograd ku do të realizojë edhe një turne tjetër në prag të sezonit të ri.
