(LIVE) Rama u drejtohet demokratëve

TË FUNDIT

Kryetari i Partisë Socialiste dhe njëherit edhe kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar ndodhitë e ditës së djeshme në selinë e Partisë Demokratike. Rama tha se nuk ka ndodhur kurrë që selia e opozitës të sulmohet nga mbështetësit e saj.

“Në një vend demokratik sulmohet me dhunë selia e partisë së opozitës nga vetë mbështetësit e saj. Është diçka e pa ndodhur kurrë në historinë e botës demokratike, diçka ekstreme, diçka që shkon përtej çdo logjike, diçka për të cilën shumë kush mund të mendoj se për mua është e mirëseardhur, por në fakt jo. Një zhvillim i kësaj natyre, që patjetër e dobëson ushtarin politik, në fakt godet vendin”, tha Rama mes tjerash.