Në Windsor Castle ka filluar ceremonia e varrimit të princit Philip.
Në kanalin zyrtar të Familjes Mbretërore është duke u transmetuar drejtpërdrejtë ceremonia, e cila filloi në ora 16:00 sipas kohës lokale.
Kujtojmë princi Philip vdiq më 9 prill në moshën 99-vjeçare. Në varrim do të marrin pjesë vetëm 30 veta, anëtarë të familjes mbretërore dhe miq të ngushtë të familjes./TV21
