LIVE/Përfundon takimi, Zaev dhe Mickoski para mediave

TË FUNDIT

Në Klubin e Deputetëve, ka përfunduar takimi mes dy liderëve të partive maqedonase, atij të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Në vijim paraqitja e dy liderëve para publikut.

Zaev para takimit, shfaqi shpresë se gjejnë zgjidhje të përbashkëta për realizimin e pandërprerë të regjistrimit.

“Pres që të gjejmë zgjidhje të përbashkëta që regjistrimi të realizohet pa probleme, me mbrojtje të plotë të shëndetit të qytetarëve dhe regjistruesve dhe i njëjti të mbështetet nga VMRO-DPMNE, deklaroi për MIA-n, kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev para fillimit të takimit të liderëve.

Nga VMRO-DPMNE para fillimit të takimit informojnë se në tryezë do të vendosen çështjet më të nxehta- çështja e qeverisë, tema e regjistrimit, si dhe dialogu për ligjet që do të nënkuptojnë përfitime reale për qytetarët. Ata shtojnë se qytetarët presin përgjegjësi nga politikanët dhe ndërmarrje të hapave të mëdha dhe theksojnë se në takimin e liderëve VMRO-DPMNE shkon me qëllime të sinqerta dhe dëshirë për t’u ofruar zgjidhje qytetarëve.