Ka filluar seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Për postin e presidentit kandidojnë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.
Vjosa Osmani e Nasuf Bejta nga Lista “Guxo”, në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë kandiduar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota të deputetëve. Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjedhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë./21Media
