Liturgjia ortodokse, Universiteti i Prishtinës paralajmëron veprime ligjore

TË FUNDIT

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka reaguar rreth ceremonisë fetare të organizuar nga Kisha Ortodokse serbe, duke thënë se do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore për lirimin e kampusit universitar nga të gjitha objektet e ndërtuara pa leje.

UP-ja ka theksuar se procesi dhe lokacioni i ndërtimit të kishës janë në procedurë kontestimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke e quajtur këtë veprim si “tentim për ndikim në procesin gjyqësor”.

Njëherësh, UP-ja ka ftuar të gjithë akterët e përfshirë në proceset nëpër të cilët po kalon Kosova, t’i kontribuojnë qartësimit të kësaj situate, në përputhje me normat ligjore.

UP-ja ka theksuar edhe një herë qëndrimin që kampusi universitar është i dedikuar vetëm për studentët dhe për aktivitete akademike, si dhe dënon çdo sjellje e cila paraqet provokim për studentët, stafin dhe qytetarët e vendit./21Media