U krijua një super veturë italiane, por kjo nuk do të shkelë kufijtë e shpejtësisë.
Adhuruesit e makinave sportive, nga Lituania, bënë kopje të Ferrarit nga bora.
Pamjet nga Donata Bugiene tregojnë burrin e saj duke gdhendur me përpikmëri Ferrarin për një periudhë dy ditore, transmeton tv21.tv.
Ai aplikon prekjet e fundit duke përdorur një shpatull dhe ‘bojë miqësore me mjedisin’, madje edhe duke rikrijuar shenjën e famshëm të kalit të prodhuesit italian të makinave luksoze.
Duke folur për Storyful, Bugiene tha, Ferrari është i një madhësi e vërtetë, e bërë në dimensionet origjinale.
Me një çmim rreth 1.6 milionë funta në vitin 2013, Ferrari ishte përtej ëndrrave të shumicës. Për shkak se prodhimi i tij ishte i kufizuar në 499 makina, çmimi i versioneve të përdorura ka arritur në më shumë se 3 milionë.
“Ne vendosëm që nëse nuk mund ta blini, mund ta ndërtoni vetë”, shtoi Bugiene.
“Tani askush nuk mund të mohojë që në oborrin tonë s’ka Ferrari”./21Media



