Lojtari i vitit u shpall Lionel Messi
Lojtari i vitit u shpall Lionel Messi
Sonte në Milano u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “The Best FIFA Football Awards”, 2018/2109.
Çmimin e lojtarit më të mirë të vitit e fitoi ylli i Barcelonës, Lionel Messi. Futbollisti i Barcelonës fitoi çmimin e më të mirit kundrejt Cristiano Ronaldos së Juventusit dhe Van Dijk-ut të Liverpoolit, shkruan rtv21.tv
Në natën e sotme u ndanë edhe çmime të kategorive të tjera.
Trajneri më i mirë: Jurgen Klopp
Portieri më i mirë: Alisson Becker
Lojtarja më e mirë: Megan Rapinoe
Portierja më e mirë: Sariv Veenendaal
Trajnerja më e mirë: Jill Ellis
Gola më e mirë: Daniel Zsor
Fansja e vitit: Silvia Grecco
Fair play: Marcelo Bielsa
Formacioni më i mirë: Alisson Becker, Matthijs De Ligt, Sergio Ramos, Virgil Van Dijk, Marcelo, Luka Modric, Frenkie De Jong, Kylian Mbappe, Lionel Messi, Eden Hazard, Cristiano Ronaldo.
Ky ishte edicioni i katërt i “FIFA Best Awards”, i cili u mbajt në Milano./21Media
