Nga mesnata dizeli do të ketë çmim të ri – do të lirohet për dy denarë, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Për 2.5 denarë do të lirohet edhe vaji ekstra i lehtë, ndërkaq çmimi i benzinës mbetet i njëjtë.
Me këtë vendim, çmimi i dizelit do të jetë 85.5 denarë për litër, ndërkaq i vajit ekstra të lehtë 81.5 denarë për litër.
Eurosuper 95 do të vazhdojë të jetë 83.5 denarë për litër, kurse Eurosuper 98 do të jetë 85.5 denarë për litër.
Edhe mazuti do të ketë çmim më të ulët – do të shitet për 56.130 denarë për kilogram.
