Deputeti lirohet në procedurë të rregullt
Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj është liruar.
Lajmin për lirimin e Molliqajt e konfirmoi për portalin rtv21.tv zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi.
“Pasi ishte dërguar në Prokurori, deputeti Molliqaj tashmë është liruar me procedurë të rregullt. Rasti do të vazhdojë”, tha zëdhënësja e PSD-së.
Deputeti i PSD-së ishte arrestuar sot herët në mëngjes me një urdhër arrest lëshuar nga Gjykata.
Sipas Policisë gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar dje një urdhër arrest për Dardan Molliqajn.
Ai është arrestuar në lidhje me pjesëmarrjen në protestë pas arrestimit të liderit të VV-së Albin Kurtit në vitin 2015.
Molliqaj në atë kohë ka qenë sekretar organizativ dhe njëri ndër njerëzit kyq në VV./21Media
