Lirohet çmimi i benzinës, rritet çmimi i naftës

TË FUNDIT

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka marrë vendim që pas mesnatës çmimi i benzinës të ulet për gjysmë denari, ndërsa çmimi i naftës të rritet për 1 denarë, përcjell TV21. Sipas vendimit të fundit të KRrE-së, çmimet e derivateve janë si vijon:

Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 79,00 (denarë/litër)
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 81,00 (denarë/litër)
Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 77,00 (denarë/litër)
Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 73,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 52,354 (denarë/kilogram)

Sipas vendimit të fundit, mbi bazë të Rregullores dhe duke pasur parasysh çmimet në bursat botërore, KRrE ka të drejtë t’i ndryshojë çmimet e derivateve çdo ditë. Si përllogaritje merret mesatarja nga kuotat e bursës në pesë ditët e fundit dhe fare nuk ndikon çmimi i naftës në tregun botëror.