Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Uji sot vendim për zvogëlimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 2,22 për qind. Benzinat EUROSUPER BS-95 dhe të EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (ЕL-1) që nesër ulen për 1,50 denarë, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) ulet për 1,00 denar për litër.
Çmimi i ri i EUROSUPER BS – 95 do të jetë 71,00 denar, EUROSUPER BS -98 do të shitet 73, EURODIZEL BS (D-E V) për 60,00, ndërsa Ekstra vaji i lehtë 1 (EL-1) për 62 denarë për litër.
Për 1,138 denarë zvogëlohet edhe çmimi me pakicë i Mazutit М-1 NS dhe një kilogram do të kushtojë 36,880 denarë.
Korrigjimet e çmimeve të derivateve të naftës, siç informoi KRRE, janë për shkak të lirimit të tyre në bursat botërore: benzina për 4,152%, dizeli për 4,259%, vaji ekstra i lehtë për 4,631% dhe tek mazuti për 4,31%.
