Gjithsej 80 të burgosur politikë u liruan dje në Venezuelë si pjesë e amnistisë së fundit, deklaroi kryetari i Parlamentit, Jorge Rodriguez, përcjell TV21.
“Sot u liruan 80 persona në Karakas”, tha ai, pasi gjyqësori venezuelas liroi 379 të burgosur politikë pas miratimit të Ligjit për Amnisti.
Amnistia ishte premtuar nga qeveria e përkohshme pas arrestimit të ish-presidentit Nicolás Maduro nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ligji, i miratuar nga deputetët, ishte premtuar nën presionin e SHBA-ve nga presidentja e përkohshme Delsea Rodriguez, e cila mori detyrën pas arrestimit të presidentit Nicolás Maduro gjatë operacionit ushtarak amerikan më 3 janar./tv21.tv
