​Lionel Messi merr vendimin e madh për karrierën e tij

TË FUNDIT

Lionel Messi do të vazhdojë aventurën e tij në SHBA për disa vite të tjera.

Sipas raportimeve të ESPN, ylli argjentinas ka zgjatur kontratën me Inter Miami deri në fund të sezonit 2028, duke i dhënë fund çdo spekulimi për një largim të mundshëm.

Marrëveshja e re është rezultat i negociatave që kanë zgjatur prej disa muajsh mes përfaqësuesve të Messit dhe drejtuesve të klubit amerikan, të cilët e konsiderojnë 37-vjeçarin si figurën kryesore të projektit të tyre sportiv dhe komercial.

Sipas ESPN, Inter Miami ka dashur ta shpërblejë Messin jo vetëm për ndikimin e tij në fushë, por edhe për rolin e jashtëzakonshëm që ka luajtur në rritjen e popullaritetit të MLS në mbarë botën.

Pas ardhjes së tij në verën e vitit 2023, ndjekja televizive, shitjet e biletave dhe marketingu i ligës kanë njohur një rritje të madhe.

Messi, i cili ka fituar Kupën e Botës me Argjentinën në vitin 2022, ka qenë lideri i padiskutueshëm i Inter Miami-t, duke e ndihmuar skuadrën të fitojë trofeun e parë në histori – Leagues Cup – dhe të garojë për vendet e para në MLS.

Me këtë rinovim, tetë herë fituesi i “Topit të Artë” pritet të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara deri në moshën 41-vjeçare, ndërsa synon të mbyllë karrierën në një nivel të lartë dhe ta përfundojë me fanellën e klubit të bashkëpronarit David Beckham.