Lindner: Nuk ka rezerva në buxhetin gjerman për vitin 2022

TË FUNDIT

everia federale gjermane ka arritur kufirin e kapacitetit të saj fiskal, bëri të ditur sot ministri i Financave Kristian Lindner.

Arka e qeverisë është varfëruar me fonde shtesë për t’u ballafaquar me pandeminë e koronavirusit, pasojat e luftës në Ukrainë dhe fondin e ndryshimeve klimatike.

“Nuk ka rezerva në buxhetin federal për vitin 2022”, tha Lindner, sipas portalit gjerman t-online.

Ai deklaroi se qytetarët nuk duhet të marrin ndihmë financiare shtesë para vjeshtës për të zbutur pasojat e rritjes së inflacionit.

“Këshilloj që të lirohen masat e marra për funksionimin e tyre”, tha ai.

Qeveria gjermane njoftoi një pako ndihmë prej 16 miliardë eurosh në mars për të ndihmuar konsumatorët të përballen me rritjen e çmimeve të energjisë dhe të zvogëlojnë varësinë e tyre nga gazi rus.