Lindita Nikolla: Përkatësia ime politike, nuk do të jenë aspak ylli i karvanit në detyrë

TË FUNDIT

Lindita Nikolla është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Shqipërisë pasditen e sotme.

Në shkrimin e saj në Facebook, Nikolla siguroi se përkatësia politike e saj nuk do të udhëheqë në detyrën e saj.

“Ky Kuvend është rezultat i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet e 25 prillit që prodhuan një mazhorancë të qartë, dhe formacione politike po aq të lexueshme në shprehje të vullnetit të grave e të burrave të Republikës së Shqipërisë.Por shifrat e faktet postzgjedhore, madje as përkatësia ime politike, nuk do të jenë aspak ylli i karvanit në detyrën që përgatitem të marr përsipër. Kjo është pak, por e sigurtë.Për mua, shumicën nga pakica do ta dallojnë vetëm numrat.Për nga hapësirat, mundësitë e kontributi në jetën parlamentare, për zhvillimin e vendit dhe konsolidimin e demokracisë, të gjithë do të ndihen të barabartë. 🇦🇱“, shkroi Nikolla./TV21