Lindita Nikolla pas pranimit të kufomave: Dhimbje e madhe, i lehtë u qoftë dheu!

TË FUNDIT


Në ceremoninë e pranimit të kufomave të viktimave të aksidentit në Bullgari, ishte e pranishme edhe kryeparlamentarja e Shqipërisë, Lindita Nikolla. Pasi përfundoi ceremonia dhe kreu homazhe ndaj viktimave, Nikolla shkroi në Facebook:

“Përcjellim për në banesën e fundit viktimat e aksidentit tragjik.
Dhimbje e madhe🥲I lehtë dheu!”.

Kufomat e 45 viktimave të aksidentit të 23 nëntorit, ku autobusi “Besa trans” u përflak në austradën Struma në Bullgari gjatë kthimit nga Turqia, u sollën sot nga Bullgaria, me dy aeroplanë ushtarakë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, transmeton TV21.