Linda Halimi publikoi një projekt të ri muzikor

TË FUNDIT

Këngëtarja Linda Halimi ka publikuar sonte një projekt të ri muzikor.

“GMFU”, mban titullin kënga e re nga Linda dhe është në gjuhën angleze. Tekstin e ka shkruar këngëtarja bashkë me Angel Delrae.

Për videoklipin e këngës së re, këngëtarja ka bashkëpunuar me Xhulian Shabanin.

Në një shkrim në Instagram, Linda ka falënderuar të gjithë ata që e kanë bërë të mundur këtë projekt./21Media